E parkuar në oborrin e shtëpisë, merr flakë makina në Lezhë Sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet do të kthehet çdo mbrëmje në një zonë pedonale për qytetarët, të cilët do të mund të shëtisin të pashqetësuar nga automjetet.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Mierla Kumbaro, e cila ka saktësuar se vendimi i qeverisë parashikon ndalimin e parkimit të mjeteve në bulevard.
“Ky vendim i qeverisë do të nisë zbatimin e parë në sheshin “Nënë Tereza” dhe në aksin kryesor të bulevardit deri tek bulevardi “Bajram Curri”, tek ura e madhe, duke ndaluar plotësisht parkimin e makinave në dy anët e aksit dhe në vetë shehin “Nënë Tereza”. Gjithashtu, ky shesh do të kthehet në zonë pedonale nga ora 19:00 deri në 24:00. Ka dalë tashmë urdhëri i ministrive përkatëse, me detyrimin që rrjedh për autoritetet lokale, konkretisht Bashkinë e Tiranës për zbatimin e këtij urdhëri për të gjithë drejtuesit e automjeteve”, deklaroi Kumbaro.
Top Channel