Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak ISIS trondit botën sërish me një video tjetër ekzekutimi në provincën Hama në Siri. Këtë herë një grua u qëllua për vdekje me gurë nën akuzën e tradhëtisë bashkëshortore.
Sipas ekstremistëve ajo duhej ta pranonte gabimin dhe vdekjen si zgjedhje të Allahut. Në video shfaqet edhe babai i saj, i cili vështronte gjakftohtë skenën dhe është pikërisht ai që e miraton ekzekutimin e të bijës.
Më herët përfaqësues të kalifatit islamik kanë nxjerrë një listë ku shfaqin mëkatet që dënon me vrasje besimi i tyre, ku mes tyre është edhe tradhëtia bashkëshortore. Bazuar tek kjo listë, ISIS në mënyrë rutinë jep dënimet përkatëse. Sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut, ekzekutimi i gruas është i treti i këtij lloji në territoret e kontrolluara nga ekstremistët.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe koalicioni i udhëhequr nga ta, po bëjnë të pamundurën për të ndalur masakrat e ISIS. Pavarësisht sulmeve ajrore të SHBA, John Kerry thotë se ato nuk janë të mjaftueshme.
Uashingtoni kërkon një bashkëpunim më të madh me vendet e Azisë Jug-lindore në luftën ndaj militantëve të ISIS, që të bllokojnë ushtarët e tyre për të mos lejuar që t’i bashkohen kalifatit islamik si edhe të ndërpresin burimet e financimit për ta.
Top Channel