Lideri i SHBA-së shfaqet me kapelën “Trump 2028”, zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme: Do të kandidoj për president, dua mandatin e katërt
Prania e një nëndetëseje në brigjet e Stokolmit, e cila po kërkohet nga marina suedeze, ka përplasur Holandën me Rusinë.
Kjo, pasi zyrtarët rusë kanë hedhur poshtë zërat se mjeti nënujor mund të jetë i tyre, duke ia atribuuar atë holandezëve.
“U sugjerojmë autoriteteve suedeze që t’i kërkojnë informacione forcave detare të Holandës”, ka thënë një zyrtar rus, duke hedhur poshtë hipotezat e parashtruara në shtypin suedez se nëndetësja i përket marinës ruse.
Sipas zyrtarit, nëndetësja holandeze “Bruinvis” ka kryer javën e kaluar stërvitje, duke përfshirë këtu zhytje urgjente, shumë pranë brigjeve të Stokolmit dhe ka gjasa që të rinisë rrugën për t’u kthyer në Holandë pas qëndrimit ditën e premte në portin e Talinit.
Por Ministria e Mbrojtjes në Hagë ka mohuar që nëndetësja t’i përkasë marinës holandeze, si dhe zërat që një njësi e saj është e angazhuar në operacionet e kërkimit.
Këtë e ka thënë për agjencinë e lajmeve “AFP” zëdhënësi i MD, Maronoes Visser, duke përgënjeshtruar informacionet e dhëna nga Moska.
Një ditë më parë forcat e armatosura suedeze kishin komentuar një foto të cilësisë së dobët të publikuar në mediat lokale, mbi zhytjen emergjente të një nëndetëseje. “Nuk është i joni, është një mjet i huaj”, tha ditën e diel admirali Anders Grenstad.
Top Channel