Transporti i të prekurve nga Ebola

19/10/2014 00:00

Gjermania po punon për ndërtimin e një avioni të posaçëm për transportimin e të sëmurëve nga Ebola.

Deri më sot, avionë të duhur me pajisjet e nevojshme për një skenar të tillë i kanë vetëm Shtetet e Bashkuara.

Duke cituar burime qeveritare, “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” shkruan se avionët e përshtatshëm për të mbajtur pacientë me rrezikshmëri të lartë infektimi duhet të jenë gati nga mesi i nëntorit, koha kur në vendet e Afrikës Perëndimore, më të prekura nge epidemia, pritet të mbërrijnë vullnetarët e parë gjermanë. Megjithatë nuk dihet me siguri nëse një afat i tillë kohor do të arrijë të përmbushet.

Top Channel