Hong Kong, kriza futet në javën e katërt

19/10/2014 00:00

Përplasje të dhunshme janë shënuar sërish në Hong Kong mëngjesin e së dielës, në të dytën ditë me radhë, duke thelluar kështu ngërçin mes qeverisë me opsione të kufizuara dhe një lëvizjeje pro-demoracisë, e cila sa vjen edhe po konfrontohet më shumë me policinë.

Kriza më e keqe politike në Hong Kong, që pasi Britania ia riktheu atë Kinës në vitin 1997, ka hyrë tashmë në javën e saj të katërt dhe ende nuk ka shenja për një zgjidhje, pavarësisht përcaktimit të bisedimeve për dy orë gjatë së martës mes qeverisë dhe liderëve të studentëve protestues.

Pekini ka dhënë shenja, përmes udhëheqësve të Hong Kongkut, se nuk ka aspak dëshirë të rikthejë mbrapsht një vendim të marrë në Gusht, i cili i mohon efektivisht demokracinë e plotë qytetit të njohur për aspektin financiar, demokraci që kërkohet me ngulm nga protestuesit.

“Për sa kohë nuk do të ketë njëfarë zgjidhjeje përgjatë dy orëve të bisedimeve të së martës, jam i shqetësuar se do të shohim një përkeqësim të situatës dhe madje edhe shpërthim të dhunës”, tha Sonny Lo, një profesor në Institutin e Hong Kongut për Edukimin.

“Ne mund të hyjmë në një fazë të re, shumë më problematike tashmë. Shpresoj që qeveria të ketë hartuar disa kompromise, sepse gjërat mund të bëhen edhe më të vështira në këtë moment”.

Rreth 28 mijë forca policore janë duke u përballur me vështirësi ndaj lëvizjes së udhëhequr prej të rinjve, teksa protestuesit nuk kanë shfaqur asnjë shenjë pakësimi gjatë 3 javëve të para.

Demonstrues në qarkun Mong Kok nisën një tjetër sulm gjatë së dielës, duke vendosur helmeta dhe mbrojtëse sysh përpara se të avanconin për të rrëmbyer disa barrikada metalike, duke i vendosur në një seksion rruge.

Qindra oficerë policie janë goditur jashtë murit me çadra, të cilat protestuesit i kishin hapur për t’u mbrojtur nga sprajtet djegëse të policisë. Protestuesit thërrisnin dhe ofendonin, më pas nisën edhe përplasje të dhunshme, përpara se policia të avanconte falë mburojave, duke zmbrapsur protestuesit.

Top Channel