Dronët “shqetësojnë” BE-në

18/10/2014 00:00

Minihelikopterët e telekomanduar të quajtur ndryshe “drones”, kanë marrë një vëmendje të madhe ditët e fundit. Ato nuk janë kthyer thjesht në një objekt bisedash mes njerëzve, por edhe institucionet e larta të Bashkimit Europian tashmë po shqyrtojne ligje të reja për përdorimin e Drone-ve.

Për shkak se rregullat e mëparshme për këto objekte fluturake ishin të paqarta, Komisioni Europian thotë se dronet duhet të jenë së pari të certifikuara edhe të autorizuara, e ky ligj i ri duhet të zbatohet nga të gjitha shtetet njësoj.

Minihelikopterët të telekomanduar do të përdoren për inspektime të ndryshme që lidhen me mbarëvajtjen e kontrolleve të ndryshme si: inspektime hekurudhash, mbikqyrje për dëmtimin ose djegjen e pyjeve, për kultivime bujqësore dhe survejime të kontrolleve policore.

ICO, një nga autoritet britanike që merret me informacionin dhe privatësinë e individit thotë se xhirimet e Drone’s duhet të jenë në përputhje të plotë me ligjet e mbrojtjes së të dhënave të njerezve.

Filmimet e kryera nga to mund të kenë edhe imazhe të “panevojshme”  dhe joetike. Prandaj sipas britanikëve, kjo lloj teknologjie duhet rishikuar dhe kërkon që të dhënat personale të individëve të përdoren në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme.

Top Channel