Shqipëria, anëtare e Protokollit të Nagojës

17/10/2014 00:00

Shqipëria zgjidhet anëtare e Byrosë së Protokollit të Nagojës, i cili ka të bëjë me aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë dhe të barabartë të përfitimeve që rrjedhin nga përdorimi i tyre.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka marrë pjesë në konferencën e 12 të shteteve palë të Konventës së Biodiversitetit dhe në takimin e parë të Protokollit të Nagojës, të cilat po zhvillohen në Korenë e Jugut.

Duke u zgjedhur në organet drejtuese të protokollit, Shqipëria do të jetë më afër vendimmarrjes për projekte të ndryshme rajonale apo globale në fushën e biodiveristetit dhe burimeve gjenetike.

Në këtë mënyrë mjedisi shqiptar po vendoset në fokus të marrëveshjeve mjedisore ndërkombëtare. Në kuadër të iniciativës Life Web të Konventës së Biodiveristetit, Minisria e Mjedisit ka paraqitur një projekt me vlerë 735 mijë euro për menaxhimin e integruar të Parkut Kombëtar të Lurës, projekt i cili është pranuar.

Top Channel