Recital në Universitetin e Arteve

13/10/2014 00:00

Salla e Universitetit të Arteve si rrallëherë është tejmbushur nga artdashësit gjatë koncertit të pianistes Silva Skënderi e cila solli pjesë të përzgjedhura të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj.

Kjo nuk është hera e parë që pianistja vjen me një recital. Ajo u mbështet nga orkestra simfonike nën drejtimin e dirigjentit grek, Jorgo Kitsios, një emër i njohur në Greqi dhe Nju Jork. Ai është dirigjues i premierave të mëdha botërore në qytetet kryesore të Greqisë.

Repertori i Silva Skënderit përmban një sërë koncertesh recital dhe të muzikës së dhomës.

Top Channel