“Ebola”, infermierja u infektua nga pakujdesia

13/10/2014 00:00

Rasti i infermieres spanjolle të infektuar me ebola në Spanje nga
pakujdesia, siç thanë zyrtarë vendas, është një skenar i përsëritur dhe
në Shtetet e Bashkuara. Punonjësja shëndetësore e prekur nga virusi
vdekjeprures në Teksas ishte një nga personat që u kujdesen për Thomas
Eric Duncan, i cili ndërroi jetë të mërkurën.

Qendra per kontrollin dhe parandalimin e semundjeve konfirmoi infektimin e infermieres, cka e ben kete rastin e pare te transmetimit te semundjes ne Shtetet e Bashkuara.

Shefi i agjensise, Thomas Frieden sqaroi se organizmi qe ai drejton ka nisur nje hetim per te sqaruar sesi u arrit te infektohej nje person i mbuluar nga koka ne kembe me veshje mbrojtese.

“Ne nje pike te caktuar  ka pasur patjeter shkelje te protokollit, dhe ishte pikerisht nje gabim i tille qe çoi drejt infektimit. Protokolli funksionon, por vetem nese respektohet me perpikmeri dhe ky rast eshte shqetesues pasi na tregon se duhet punuar me shume per trajnimin e punonjesve”, thotë Thomas Freiden, drejtor i CDC-së.
 
Ne Liberi, njeri prej tre vendeve afrikane me te prekura prej semundjes vdekjeprurese, infermiere e te tjere punonjes te shendetesise kane paralajmeruar nje greve kombetare, ndersa autoritetet i bejne thirrje te mos e ndermarrin nje veprim te tille ne nje moment te veshtire si ky. Por me pretendimin e rrezikut ndaj te cilit ekspozohen, stafi mjekesor kerkon rritje te pageses per ata qe trajtojne te semuret me ebola.

Qeveria liberiane pretendon se shkalla e perhapjes se epidemise nuk i lejon respektimin e pageses se riskut per te cilen u ra dakort ne fillim. Aktualisht, kjo pagese eshte me pak se 500 dollare mbi rrogen mesatare prej 200 ose 300 dollaresh ne muaj, dhe pretendimi i stafit eshte qe te rritet ne 700 dollare.  

Top Channel