Shtohen protestat në Saint Louis

12/10/2014 00:00

Me qindra vetë iu bashkuan ditës së dytë të protestave kundër dhunës policore në Saint Louis të Misurit.

Tubimet e parashikuara të zgjasin katër ditë, deri tani kanë qenë të tensionuara, por paqësore. Qyteti përballet me trazira prej dy muajsh që kur një oficer policie vrau një adoleshent të paarmatosur në Ferguson.

Demonstratat e fundit, që po quhen tetori i Fergusonit vijnë pasi një tjetër adoleshent afrikano-amerikan u vra këtë javë në St. Louis, në një shkëmbim zjarri me një polic të bardhë që nuk ishte në detyrë në atë kohë, por po punonte për një kompani private sigurie.

Top Channel