Venezuela gjobitet me 1 mld dollarë

10/10/2014 00:00

Procesi i shtetëzimit të sektorit të naftës i kushton rëndë Venezuelës. Një panel ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara vendosi 1.6 miliard dollarë detyrime që vendi amerikano-latin i detyrohet gjigantit të naftës “Exxon Mobil”.

Konflikti daton që në vitin 2007, kohë kur presidenti Hugo Chavez vendosi shtetëzimin e “Cerro Negro”, projekt i kompanisë së naftës.

“Exxon Mobil” pretendoi një dëmshpërblim prej 16 miliard dollarësh për dëmin e shkaktuar.

Karakasi nuk ka vendosur ende nëse do ta apelojë vendimin, ndërkohë që Ministri i Jashtëm Rafael Ramirez e cilësoi vendimin si një fitore “mbi kërkesën e ekzagjeruar” të “Exxon Mobile”.

Vendimi mbërrin në një periudhë të vështirë për ekonominë venezueliane e ngecur në stanjacion për shkak të mungesës së monedhës së huaj dhe inflacionit galopant.

Top Channel