Përvjetori i Partisë së Punëtorëve, Kim Jong Un mungon

10/10/2014 00:00

Ku është Kim Jong Un? Spekulimet disa ditore mbi zhdukjen e mistershme
të liderit koreano-verior nga sytë e publikut kanë marrë vrull të ri me
mungesën e tij në një ceremoni tepër të rëndësishme politike:
përvjetorin e krijimit të Partisë së Punëtorëve.

Emri i tij nuk ishte ne listen e drejtuesve qe vizituan pallatin Kumsusan, mauzoleumin e udheheqesve te ndjere, Kim Il-sung and Kim Jong-il per te shenuar ne kete menyre 69-vjetorin e themelimit te partise ne pushtet.

Kjo eshte e para here ne tre vjet qe emri i liderit 31-vjeçar nuk perfshihet ne listen e paracaktuar. Kim Jong Un-i, qe drejtimin e vendit e mori ne dore pas vdekjes se te atit Kim Jong Il ne 2011-ten, nuk eshte pare me ne publik qe prej dates 3 shtator.Thuhet se kjo zhdukje i detyrohet problemeve shendetesore, por ka dhe nga ata qe nuk ngurrojne te vene te dyshim pozicionin e tij ne krye te shtetit.

Muajin e kaluar, televizioni shteteror i vendit komunist u perpoq ta shfajesonte terheqjen e liderit te ri me problemet fizike, e per ilustrim, transmetoi edhe pamje te tij duke çaluar. Edhe ne Seul mendojne se Kim vazhdon te jete njeriu qe kontrollon vendin komunist. “Duket se sundimi i tij ndjek rrjedhen e vet normale, ndersa sa per shendetin e liderit koreano-verior, qeveria jone nuk ka informacione qe te konfirmojne semundjen e tij”, tha zedhenesi i Ministrise se Bashkimit, Lim Byeong-cheol.

Ne media ka pasur shume spekullime se 31-vjeçarin mund ta kene permbysur nga pushteti, ndersa disa gazeta ne Korene e Jugut citojne burime te paidentifikuara te pohojne se Kim Jong Un, i cili eshte mbishpeshe, vuan nga artriti reumatik.

Top Channel