“Më kanë thënë që nuk jam seksi”

10/10/2014 00:00

Anne Hathaway, një nga aktoret më tërheqëse hollivudiane, ka zbuluar në një intervistë për revistën ‘Harper’s Bazaar’ se në të kaluarën është kritikuar për pamjen e saj të jashtme.

“Më kanë thënë që nuk jam seksi, që nuk mund të interpretoja role të caktuara. Ma kanë thënë shumë herë, nuk numërohen”, theksoi 30-vjeçarja.

Duke folur për xhirimet e filmit ‘Interstellar’ (ku interpreton edhe e Matthew McConaughey), Anne theksoi se për t’i përballuar ato iu desh të linte dietën e saj vegane.

“Vishja një kostum shumë të rëndë gjatë xhirimeve dhe nuk ndihesha aspak e fortë. Nisa të haja peshk dhe u ndjeva menjëherë më e shëndetshme”, shpjegoi Hathaway.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel