Kidman: Dua një tjetër fëmijë

10/10/2014 00:00

Nicole Kidman ka deklaruar se kërkon të ketë një tjetër fëmijë dhe lutet çdo ditë për këtë.

Aktorja 47-vjeçare tha për një radio australiane: “Lutem gjithmonë të ngel shtatzënë, por nuk ndodh kurrë. Do të kërceja nga lumturia nëse do ndodhte.”

“Jam e çmendur pas fëmijëve, i dua shumë. Janë të jashtëzakonshëm. Një shoqja ime ka bërë fëmijë në moshën 49-vjeçare, kështu që nuk i dihet kurrë”, shtoi aktorja e famshme.

Nicole Kidman ka 4 fëmijë: 21-vjeçaren Isabelle, 19-vjeçarin Connor dhe vajzat e saj biologjike Sunday (6 vjeç) dhe Faith (3 vjeç).

Top Channel