Jennifer Lawrence, skenë “të nxehtë” me ish të dashurin

10/10/2014 00:00

Të xhirosh një skenë seksi në film është e sikletshme, por mendoni sa shumë e sikletshme do të ishte nëse këtë skenë e xhiron me ish-partnerin.

Për këtë duhet të pyesim aktorët Jennifer Lawrence dhe Nicholas Hoult, të cilët janë ndarë në muajin gusht të këtij viti, por do i duhet të futen poshtë çarçafëve sërish për një skenë në filmin ‘X-Men, Apocalypse’.

Ata do të interpretojnë edhe një herë tjetër personazhet Mystique dhe Beast në sagën e filmit me superheronj dhe sipas ‘The Sun’, filmi i ri do të përqendrohet shumë në këta dy personazhe.

“Në fillim të këtij viti dukej një ide shumë e mirë kjo gjë pasi dy partnerë në jetë do të interpretonin dy të dashuruar në film, por tani ata janë ndarë dhe gjithçka ka ndryshuar. Është vonë për të ndryshuar skenarin, por ata janë profesionistë dhe do ia dalin”, tha një burim për tabloidin britanik.

Top Channel