Irani shqyrton propozimin amerikan për paqe, Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në Xhenova dhe në rrethinat e Ligurias në Italia.
Raportet e para flasin për një person të vdekur, ndërsa me dhjetëra të tjera mbetën të bllokuan në automjetet e tyre pas përmbytjeve të shkaktuara nga dalja nga shtrati e lumit Skrivia. Autoritetet lokale i kanë bërë thirrje qytetarëve të ngjiten në katet e larta të ndërtesave.
Përmbytje të mëdha shkaktoi edhe dalja nga shtati e lumit Bisanjo. Uji ka përmbytur rrugët, makinat si edhe katet e para të ndërtesave. Një pjesë e madhe e qytetit të Xhenovas ndodhet pa energji elektrike. Ndërsa përmbytjet kanë përfshirë edhe provincën Ferenjano, ku në vitin 2011 moti i keq shkaktoi 6 të vdekur, tre prej të cilëve shqiptarë.
Autoritetet deklarojnë se në disa zona të qyteti uji ka arritur një lartësi deri në dy metra. Situata duket e vështirë për të bërë një bilanc të dëmit duke qenë se katet e para të ndërtesave janë ende nën ujë dhe pa energji elektrike.
Në provincën e Rekos grupet e shpëtimit janë detyruar të evakuojnë një azil të moshuarish, ndërsa shkollat ditën e premte do të jenë të mbyllura.
Top Channel