Irani shqyrton propozimin amerikan për paqe, Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar sulmet ajrore kundër pozicioneve të militantëve të ISIS-it përreth qytetit kurd sirian, Kobane.
Një zyrtar lokal u tha korrespondentëve ndërkombëtarë se sulmet kanë ndihmuar në rimarrjen e disa pjesëve të qytetit nga ana e luftëtarëve kurdë.
Të enjten u raportua se ISIS kishte marrë kontrollin e një të tretës së qytetit kufitar me Turqinë. Ankaraja përjashtoi një ndërhyrje tokësore e vetme, ndërsa Ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu bëri thirrje për krijimin e një zone ndalim-fluturimi mbi në anën siriane të kufirit gjatë një takimi me kreun e ri të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kërkesa e Turqisë lidhet me këmbënglujen e saj kundër Bashar al-Assad të cilin e shohin si përfituesin më të madh në rast të tërheqjes së ISIS-it.
Ky qendrim ka shkaktuar protesta të kurdëve në Turqi ku gjatë ditës së enjte tensionet kanë qenë të larta. Dy policë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm në provincën lindore Bingol, ka raportuar televizioni “CNN Turk”.
Policët u sulmuan në qendër të qytetit, ndërsa ata ishin duke inspektuar dyqanet e dëmtuara në protestat e dhunshme të zhvilluara gjatë kësaj jave nga kurdët.
Detaje të tjera në lidhje me ngjarje nuk janë dhënë, gjithashtu asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjet.
Shefi i Partisë Siriane të kurdëve PYD, Salih Muslim, nje aleat i PKK-së, i ka kërkuar Qeverisë në Ankara t’u mundësojë luftëtarëve kurdë nga zonat e tjera të Sirisë që të shkojnë për në Kobane përmes territorit turk.
Vetë Erdogan e acaroi edhe me shume situatën me pohimet e tij se qyteti do të dorëzohet shumë shpejt përpara vrullit të xhihadistëve, ndërsa zv.kryetari i partisë në pushtet tha se “nuk se ajo që po ndodh në Kobane është një betejë mes dy grupeve terroriste që s’ka lidhje me genocidin”.
Top Channel