Propozimi me 6 pika i Gjermanisë: Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, disa vendime brenda Unionit me shumicë të kualifikuar
Bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit mund të shtyhen sërish, nëse mosmarrëveshjet mbi çështjet e mbetura pezull nuk do të gjejnë zgjidhje deri në afatin e vendosur për në Nëntorin e këtij viti.
Kështu është cituar të ketë thënë gjatë së premtes kryenegociatori i Iranit, në atë që mund të konsiderohet si aludimi i parë për shtyrjen e mëtejshme të bisedimeve.
“Irani dhe P5+1 (fuqitë madhore të botës) janë shfaqur tepër seriozë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mbetura deri në Nëntor, por gjithçka mund të merret në konsideratë, përfshi shtyrjen më tej, nëse ne nuk arrijmë një marrëveshje”, është cituar të ketë thënë Abbas Araqchi nga një agjenci lajmesh, Fars.
Irani dhe 6 vendet e tjera – Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe Britania – shpresojnë që t’i japin zgjidhje ngërçit prej më shumë se 1 dekade me shtetin islamik, mbi reduktimin e tensioneve rajonale dhe uljen e rrezikut mbi një tjetër luftë në Lindjen e Mesme.
Kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Bashkimit Europian do të takohen në Vjenë javën e ardhshëm, për të parë mundësitë mbi një marrëveshje gjithëpërfshirëse përpara afatit përfundimtar të 24 Nëntorit.
“Irani dhe fuqitë Perëndimore janë tepër të vendosur dhe seriozë për të arritur një rezultat”, tha Araqchi. “Jemi ende optimistë në lidhje me përmbushjen e angazhimeve brenda afatit”.
Irani refuzon akuzat nga fuqitë Perëndimore dhe aleatëve të tjerë, se shteti islamik synon krijimin e aftësive për ndërtimin e armëve bërthamore, por ka refuzuar të ndalë pasurimin e uraniumit, ndaj dhe është goditur nga sanksione të forta prej Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Këshillit të Sigurisë në OKB.
Top Channel