FOTO/ Rusia breshëri sulmesh me raketa në Ukrainë, 15 persona të vrarë, mbi 100 të tjerë të plagosur “Nuk keni pse të më doni, por duhet të më respektoni që jam këtu”. Me këtë mesazh, Conchita Wurst, fituese e këtij viti në festivalin europian të këngës (Eurovizion), tërhoqi më shumë vëmendje se Komisioneri Fule, nga mjaft adhuruesë, brenda dhe jashtë Parlamentit Europian.
Ajo ishte e ftuar nderi nga zv.Presidentja e PE, Ulrike Lunacek me nismën e një grupi eurodeputetësh nga 5 forca të ndryshme politike: PPE, socialdemokratët, liberalët, të gjelbrit dhe ekstremistët e majtë, për të përcjellë qëndrimin në mbrojtjen e të drejtave për homoseksualët dhe tranvestitët.
Ulrike Lunacek, zëvendësPresidentes së PE: Konçita Vurst ka një mesazh të rëndësishëm politik, që nuk ka të bëjë aspak me partitë. Ka të bëjë me qëndrimin e BE-së për të drejtat e barabarta, të drejtat themelore, të drejtën për të jetuar pa frikë, të drejtën e lesbikeve, gay, biseksualëve, transgjinive e minoriteteve të tjera për të jetuar të lirë.
Conchita Wurst, fituese e EUROVIZION 2014: Dikush më shkruajti në Facebook: të urreja dhe prapë e urrej se si dukesh, por ti nuk je torollake. Dhe kjo është ajo që dua. E them gjithnjë, nuk keni pse të më doni. Ne duhet të respektojmë njëri-tjetrin sepse gjithsecili prej nesh ka këndvështrime të ndryshme.
Austriakja Conchita Wurst u bë ikonë e spikatur për LGBT kur nisi të shfaqej hapur ndaj politikanëve që kundërshtonin të drejtat e këtij grupi në shoqëri.
Top Channel