Britani, ekstremistët marrin mandatin e parë

10/10/2014 00:00

Ekstremistët britanikë siguruan deputetin e parë në parlament duke konfirmuar edhe njëherë tjetër rritjen e mbështetjes së tyre në elektorat.

Douglas Carswell, i cili javë më parë u shkëput nga konservatorët për t’iu bashkuar radhëve të UKIP (Partia e Pavarur). Bashkë me këtë vendim ai dha dorëheqjen si i zgjedhur i Eseksit duke pasuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë zonë elektorale.

Carsëell rikandidoi sërish nën siglën e ekstremistëve duke fituar bindshëm ndaj rivalëve të tij konservatorë dhe laburistë.

“Partisë time të re i ofroj përuljen dhe modestinë kur fitojmë. Duhet të jemi një parti për Britaninë dhe britanikët, nëse i qendrojmë kësaj nuk ka asnjë objektiv që s’mund të arrijmë”, deklaroi ai pas daljes së rezultateve të votimit.
   
Rritja e ekstremistëve të udhëhequr nga Nigel Farage u vu re që në zgjedhjet e fundit të përgjithëshme, ku megjithëse nuk morën asnjë mandat fituan një mbështetje dy herë më të madhe se në 2005-n.

Top Channel