Arrestohet bosi i drogës në Meksikë

10/10/2014 00:00

Arrestohet lideri i kartelit të drogës “Juarez”, një prej grupeve më të fuqishme të krimin në Meksikë. Lajmi është raportuar nga mediat ndërkombëtare duke iu referuar burimeve qeveritare.

Vicente Carrillo Fuentes është arrestuar në qytetin verior, Torreon. Ky është arrestimi i fundit në një seri operacionesh ndaj ‘zotërve’ të drogës në Meksikë. Thuhet se Fuentes ka luftuar me rivalët e kartelit të “Sinaloas” mbi kontrollin e rrugëve të trafikimit të drogës në Shtetet e Bashkuara. Mijëra persona u vranë gjatë këtyre luftimeve në viteve 2009-2011 në kufi me SHBA-në.

Një shpërblim prej 5 milionë dollarësh ishte ofruar nga Shtetet e Bashkuara për informacione të cilat do të çonin në arrestimin e Vicente Carrillo Fuentes.

Vincente mori drejtimin e kartelit pas vdekjes së vëllait të tij, Armando, njihej me nofkën “Zoti i Qiejve”, i cili vdiq në vitin 1997 pas një operacioni të dështuar kirurgjie plastike.  

Pavarësisht arrestimeve të fundit karteli i drogës “Juarez” mbetet një nga organizatat më të fuqishme kriminale në Meksikë dhe në rajon.

Top Channel