Mojtaba Khamenei në krah të Hezbollahut, mesazh Sekretarit të Përgjithshëm: Do ju mbështesim me gjithë zemër Virusi i Ebolas është ulur këmbëkryq në kryeqytetet e tre vendeve më të prekura në Afrikën Perëndimore, ndërkohë që harta e rasteve të prekura zgjerohet vazhdimisht.
Alarmi është lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila paralajmëroi se përgjigjja ndërkombëtare ka qenë e vakët në Guine, Liberi dhe Sierra Leone, tre vendet që kanë shtrirë dorën për ndihmë kundër sëmundjes.
Numri i personave që kanë humbur jetën nga sëmundja deri më tani është ndaluar në 3860, pjesa më e madhe e të cilëve në Afrikën Perëndimore. Mes viktimave 200 janë punonjës sanitarë.
Zv.presidenti i OBSH-së, Bruce Aylëard tha të enjtën se situata është shumë herë më keq se 12 ditë më parë.
“Virusi është ulur këmbëkryq në kryeqytetet e këtyre tre vendeve ku 70 përqind e të prekurve po vdesin dhe parashikimet nëse vazhdohet kështu flasin për përkeqësim të situatës”, deklaroi ai.
Një ditë më parë një shtetas britanik gjeti vdekjen në një hotel të Shkupit në Maqedoni. Dyshohet se britaniku ka qenë i prekur nga Ebola. Autoritetet maqedonase vendosën në karantinë hotelin ku strehohej ai, ndërkohë që hetimet dolën në përfundimin se viktima nuk kishte qenë në Afrikë, një detaj që lëshon alarmin për shëndetësinë në Europë.
Top Channel