Kontrolle në aeroporte për Ebolën

09/10/2014 00:00

Autoritetet Amerikane do të nisin kontrollin e pasagjerëve të mbërritur
në perëndim nga vendet afrikane me shpresën se kjo do të ndihmoje në
frenimin e përhapjes së Ebolës.

Njoftimi erdhi pak ore pas vdekjes se te parit person te diagnostikuar me virusin e rrezikshem ne Shtetet e Bashkuara. 5 aeroporte te medha do te nisin ekzaminimin e te mberriturve nga Guinea, Liberia dhe Sierra Leone, tre shtetet e goditura me rende nga epidemia qe po tremb boten.

“Aeroportet ne fjale perbejne destinacionin e 94% te individeve qe udhetojne ne Shtetet e Bashkuara nga tre vende te prekura aktualisht nga Ebola. Kontrollet shtese do te shenjestrojne pikerisht kete kategori njerezish ne menyre qe te shtohet siguria, por te minimizohen problemet me udhetimin e gjere publik”, thotë Josh Earnest, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Eric Duncan vdiq mengjesin e se merkures 10 dite pas shtrimit ne spital. Duncan kishte udhetuar drejt Dallasit nga vendi i tij Liberia, qendra e shpërthimit të Ebolës në Afrikën Perendimore. Po nje dite me pare, Organizata Botërore e Shëndetësisë tundi kembanen e alarmit me pohimet se numri i vdekjeve nga semundja e frikshme tashme shenon 3.900 vete e me shume se 2.200 prej viktimave jane në Liberi.

Bilanci total i te infektuarve ka rritje edhe ai, duke mberritur tashme ne mbi 8.000 vete. Pohimet optimiste te presidentes liberiane Ellen Johnson Sirleaf se ka shenja qe perhapja e Ebolës ne vendin e saj po tkurret, nuk gjeten mbeshtetjen e OBSH. Agjensia e Kombeve te Bashkuara nuk ka prova se epidemia në Afrikën Perendimore është vënë nën kontroll, ndersa terheq nga ana tjeter vemendjen per mbingarkesën e punonjësve të shëndetësisë ne Liberi.

Top Channel