Pas ndarjes nga Chiara Ferragni, reperi Fedez baba për herë të tretë? Dashuria e dy të rinjve, heronj, djem lagjesh, fjala e mbajtur, shpresë për të ardhmen, kanuni… Me pak fjalë, histori të ndryshme shqiptare të rrëfyera përmes filmit.
Sot është nata finale e Festivalit të Filmit shqiptar në Nju Jork, ku për të tretin vit radhazi marrin pjesë artistë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit: Shqipëri, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni, SHBA e nga e gjithë diaspora.
E nuk ka sesi një festivali t’i mungonin të ftuarit specialë, tapeti i kuq, veshjet e zgjedhura me shumë kujdes e shije nga të ftuarit, por veçanërisht atyre që zemra iu rreh nga emocionet dhe dëshira për të rrëmbyer një çmim, e pse jo ndoshta edhe bashkëpunime me regjisorë e aktorë të suksesshëm…
Festivali ka nisur rrugëtimin me filmin “Heroi”, të Luan Kryeziut nga Kosova.
“Oqean”, “Kadenca”, “Besa”, “Vrasësit”, “Brenda ka dritë”, “Ditëlindja”, e një mori filmash të metrazhit të gjatë, metrazhit të shkurtër, si dhe filma dokumentarë, janë shfaqur për artdashësit dhe për jurinë gjatë 7 ditëve.
Sot është dita e 8 dhe nga juria e festivalit, e përbërë nga Gilberta Lucaj, regjisori Lee Percy dhe Paul Kurti, priten fituesit. Por, duhet të kalojnë disa orë për të arritur deri te çmimet, e natyrisht emocionet sa vijnë e shtohen për të gjithë konkurrentët.
Top Channel