“Kam marrëdhënie të mirë me ish-partnerët e mi”

09/10/2014 00:00

Ka qenë e martuar tre herë dhe ka pasur shumë partnerë të tjerë në jetën e saj me të cilët ende mban një marrëdhënie të mirë. Po flasim për Jennifer Lopez, e cila ka zbuluar për KiisFM 106.5 se me asnjërin prej ishëve të saj nuk mban mëri.

“Kam një marrëdhënie të mirë më të gjithë ish-partnerët”, tha këngëtarja dhe aktorja e famshme.

Kur u pyet për komentet që bëri për të P Diddy para disa ditësh (“të pasmet e saj janë kryevepër”), 45-vjeçarja tha: “I dëgjova, ishin shumë të lezetshme. Ishin fjalë të ëmbla nga ana e tij. Kemi qenë mbështetës të mëdhenj të njëri-tjetrit dhe ende jemi miq.”

JLo u pyet edhe si e arriti formën e duhur fizike për videoklipin e këngës ‘Booty’. Ja sekreti i saj: “Mbajta dietën vegane për 6 javë. Duhej shumë përkushtim.”

Top Channel