Rrëfimi tronditës i Charlize Theron: Nëna ime vrau babanë për të më mbrojtur mua
Dikur ishte “rrëmbyesi i zemrave” më i njohur në botë, ndërsa tashmë Gerard Depardieu duket vite-dritë larg pamjes së dikurshme, teksa është vënë re rrugëve të Kalifornisë, gjatë së martës.
Aktori i “Life of Pi” dukej jashtëzakonisht mbipeshë, ndërkohë që shëtiste vetëm me një palë të shkurtra, e duke u bërë gati për skenat e filmit në “Death Valley”.
“Rrumbullaku” francez, i cili ndërroi shtetësinë duke marrë pasaportë ruse vitin e kaluar për shkak të taksave të larta në vendin e tij të lindjes, ishte duke punuar për projektin e tij të fundit “La Valle de l’Amour”, me bashkëpunëtoren dhe një tjetër yll, Isabelle Huppert.
Por, të gjithë sytë ishin fokusuar te legjenda e “Cyrano de Bergerac”, teksa shijonte orët më të mira të ditëve me diell në udhëtimin e tij në Kaliforni.
Top Channel