Chastain: Kam qenë viktimë e bullizmit

08/10/2014 00:00

Është një nga aktoret më të pëlqyera dhe të talentuara të momentit në Hollivud, por në adoleshencë edhe Jessica Chastain ka qenë viktimë e bullizmit.

Në një intervistë për revistën ‘Glamour’, aktorja 37-vjeçare zbulon se nuk ka qenë aspak e lehtë të ndihej mirë me veten: “Në shkollë më thonin çdo ditë se isha e shëmtuar. U zhvillova vonë. Kisha flokë të kuq të shkurtër dhe shumë quka.”

“Nxënësit e tjerë më thonin që askush nuk donte të më pranonte në shoqëri dhe shumë gjëra të tjera të shëmtuara. Tani që jam e famshme dua të ndihmoj të gjithë ata fëmijë që nuk kanë besim tek vetja”, deklaroi Chastain.

Aktorja aktualisht është e lidhur prej dy vitesh, por ajo nuk flet kurrë për jetën e saj private.

“Mendoj se është e rëndësishme të mos flasësh për gjëra të tilla. Do të flas në të ardhmen, kur gjithçka të jetë në rrugën e duhur. Nuk i duhet vënë presion diçkaje kaq personale dhe të çmuar”, shpjegoi 37-vjeçarja.

Top Channel