Kelly Rowland, e cila po pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Tim Witherspoon, ka pozuar nudo për revistën ‘Elle’ duke treguar se edhe gjatë shtatzënisë nuk e ka lënë pas dore palestrën.

Ish-pjesëtarja e grupit Destiny’s Child ka treguar barkun e saj të fryrë në disa poza dhe fotot i ka postuar në Instagram.

Duke folur për vendimin e saj për të bërë stërvitje edhe gjatë pritjes së fëmijës, Kelly tha: “Të gjithë thonë ha çfarë të duash kur je shtatzënë, por kur stërvitesh ke një lindje më të lehtë. Unë dua të kem një lindje të lehtë dhe për këtë arsye nuk i kam lënë për asnjë moment ushtrimet.”

Kjo nuk do të thotë se këngëtarja amerikane ka mbajtur dietë: “Kam ngrënë ato që më pëlqejnë më shumë: tortë me qershi, akullore me çokollatë dhe patatina.”

FOTO GALERI
2/2

Top Channel