Lufta për biletat e BTS kthehet në makth, fansat humbin mijëra dollarë nga mashtrimet online Tashmë ato kanë botën në krahë. Do e nisim me “botën” më të vogël, me Amarën, vajzën e Aulona Mustës.
Amara sot ka bërë plot 11 ditë. Atë e solli në jetë po i njëjti doktor, që ka pritur dhe lindjen e mamit të saj, Aulonës.
Ka lindur 3.65 kilogram, e gjatë 50 centimetra dhe është komplimentuar gjerë e gjatë nga infermieret në maternitet, se i ngjan gjyshit.
Nëse gjyshi ka pasur buzë të fryra si me botoks, vrimë pipiruqe në mjekër dhe sy me shkëlqim… atëherë ok, s’po themi gjë neve.
Në pjesën më të madhe të kohës, ajo është një bukuroshe e fjetur, por sapo zgjohet ka zell të shohë gjithçka.
Nga materniteti ka dalë si vajzë “trendy”, me rroba të bukura, dhe mami mezi pret t’i veshë gjithë fustanet e blera… Po çfarë t’i bëjmë këtij shiut, që na i prish planet?
***
Meqë e nisëm sipas moshës, atëherë po iu prezantojmë “diellin”, “mbretin”, të bukurin, Kian.
Nuk po e mbajmë me hatër, që po i themi gjithë këto gjëra të bukura, por këto janë vetëm disa nga kuptimet e emrit, një ndër 1 mijë në gjithë botën, Kian.
I vogli, në fakt ka lindur goxha i madh, plot 4 kilogram. Për të mos folur për gjatësinë rekord prej 55 centimetrash. Tezja i ka pikturuar aq bukur dhomën, ku ai do të jetojë i lumtur, si në përralla.
Kjo është këmisha e lindjes, të cilën do e mbajë kujtim për të tërë jetën. Dollapin e ka plot me rroba, por atij i pëlqen të vishet si një qenush i vogël.
***
Tani arritëm te më e madhja e grupit, Mia. Eh, ajo është 2 muajshe tashmë dhe ka kaluar sfida në jetë. Për vaksinën e kemi fjalën.
Ia ka marrë dorën jetës dhe ua ka pirë lëngun familjarëve. Do të qëndrojë vetëm në krahë.
Shoqen, Bubuleshën, e ka shumë qejf. Atë po, jo fiongot që kanë mbetur të varura në dollap. Ato le t’i vërë mami po deshi, se asaj i vrasin kokën, aq më tepër tani që po i ndërrohen dhe flokët.
Edhe pse kanë filluar tashmë negociatat për krushqi, 3 bebat ende s’janë prezantuar me njëri-tjetrin. Por, mos të kenë merak, ne të Pasdites kot jemi?
Top Channel