“Më duhen disa gota për t`u çliruar”

07/10/2014 00:00

Jessica Chastain është një nga aktoret më të kërkuara të Hollivudit, por 37-vjeçarja ka pranuar se ende është e turpshme dhe vetëm alkooli e çliron.

Në një intervistë për revistën ‘Interview’, Jessica pozon “topless” me duart e kryqëzuara në gjoks, por thekson se nëpër festa nuk ndihet rehat dhe i duhet pak “ndihmë” për t`u çliruar.

“Sa herë që shkoj nëpër festa, ndihem si plakë. Kjo më ndodhte edhe kur isha në gjimnaz. Nuk kam qenë kurrë ajo vajza e çmendur, kështu që më duhen disa gota për t’ia kaluar mirë”, theksoi Chastain.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel