Jolie: Jam në kontakt me nënën time

07/10/2014 00:00

Angelina Jolie ka zbuluar se ndihet ende e lidhur me nënën e saj Marcheline Bertrand, e cila ka ndërruar jetë në vitin 2007 pas një beteje të gjatë me kancerin.

Aktorja e famshme tha për revistën franceze ‘Marie Claire’ se nëna e ndjerë ende ndikon në jetën e saj.

“Ishte një njeri i butë që bënte gjithçka për fëmijët e saj. Kishte një zemër të madhe dhe ishte e ndjeshme ndaj dhunës në botë”, deklaroi 39-vjeçarja.

Kur u pyet për mendimin që ka për jetën pas vdekjes, ajo tha: “Nuk e di… Unë ndihem në kontakt me nënën time kur shoh fëmijët e mi. E ndjej ndikimin e saj. Mënyra si i rris unë fëmijët është e njëjtë me atë të mamasë sime. Jam e bindur se nëna është me mua gjatë gjithë kohës.”

Top Channel