FIFA dështon në kinematografi

07/10/2014 00:00

Duhet të ishte një sukses i madh, por në fakt ka qenë një dështim i vërtetë. Bëhet fjalë për filmin që tregon historinë e FIFA-s, organizmit drejtues të futbollit botëror.

‘United Passions’, një film ku interpretojnë Gerard Depardieu dhe Tim Roth, ka një buxhet prej 24 milionë eurosh (i financuar nga vetë FIFA), por në “box office” ka grumbulluar vetëm 160 mijë euro.

I shfaqur në 7 shtete, filmi ka grumbulluar më shumë vetëm në Rusi (100 mijë euro), ndërsa në Serbi dhe Portugali kemi shifra qesharake: 5 mijë euro dhe 2 mijë euro.

Filmi i shfaqur të dielën në Festivalin e Filmit të Zyrihut nuk arriti të tërhiqte publikun. Në premierën e tij kishte vetëm 120 spektatorë në një sallë me 500 vende.

Top Channel