Blackhat, kur hakeri është muskuloz

07/10/2014 00:00

“Blackhat”, filmi i ardhshëm i Michael Mann, që do të dalë në kinematë
amerikane janarin e vitit të ardhshëm, përgënjeshtron steriotipin e
piratëve informatikë, të cilët supozohet të jenë të mbyllur, të veshur
keq dhe që jetojnë në hapësira të vogla të rrethuar nga monitorët e
kompjuterëve.

Në këtë prodhim të ri të zhanrit “cyber-thriller” protagonist në rolin e Nicholas Hathaway është Chris Hemsworth, aktori që shumë e njohin për interpretimin e heroit Thor.

Faktikisht Nicholas është një ish-kriminel që lirohet nga burgu për t’i bërë ballë një kërcënimi që autoritetet nuk e mposhtin dot.

Bëhet fjalë për një rrjet hakerash që kërcënojnë sigurinë e gjithë botës, në kërkim të të cilit janë angazhuar shërbimet sekrete amerikane dhe ato kineze.

Nga pamjet e para të filmit bie në sy pikërisht veçoria e sipërpërmendur: Hathaway është një haker që ndodhet në burg, por në formë të shkëlqyer fizike.

Gjithashtu, kur ndodhet jashtë tij ai duket mjaft i zoti të zihet me grushte, të përballet me agjentët dhe të tregojë që nuk i trembet askujt.

Filmi është xhiruar në Kaliforni, Hong Kong, Indonezi dhe Malajzi dhe kanë nisur në korrik 2013. Regjisori Michael Mann është i njohur për filmat “Heat”, “Miami Vice”, “Collateral”, “Armiku Publik”, etj.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel