Xhihadistët, jetë luksi

06/10/2014 00:00

Spitale të mbyllura, djem të vegjel të dërguar në kampet e terrorit në
Siri, por vetë luftëtarët e ISIS-t darkojnë në restorante me 5 yje.

Rreshtimi ne krah te ekstremisteve ka qene per shume prej tyre nje porte per jeten e mire: ne fakt, mediat britanike tregojne fotografi te militanteve qe shijojne ushqimin e rafinuar te restoranteve me te mira e pishinat e hoteleve luksoze, ndersa shume prej banoreve te forteses se grupit islamik, Raqqa-se, tani varen prej akteve te bamiresise.

Ne kete qytet, disa spitale civile kane mbyllur dyert dhe mjeket kane braktisur vendet e tyre te punes, ose ka ndodhur qe klinikat te kene mbetur pa mjete e ilace, çka i detyron njerezit te udhetojne drejt Turqise per trajtim mjekesor e disa kane vdekur rruges.

“Sapo erdhen ketu, u shnderruan ne eliten e komunitetit tone”, i tha CBS-it nje banor i zones qe perdori emrin e rreme Abu Ibrahim al-Raqqaëi, nga frika se mos identifikohet e ndeshkohet per pohimet e tij.

“Vete kane marre shtepi te rehateshme e makina te mira, ndersa perfitojne cdo muaj nje pagese te majme. Kohet e fundit, nje shperthim shkaktoi shume te plagosur, mes tyre edhe xhihadiste,-shton ai. – Ne pame te mberrinin disa kamione te ISIS-it, te cilet moren njerezit e tyre per t’i dhene trajtimin e duhur, ndersa civilet i lane aty”.

Mes raporteve per ashpersine e jetes ne Raqqa, ku vec mungeses se kujdesit shendetesor, banoret perballen edhe me reduktimin e rezervave ushqimore, ka dhe te dhena per marrjen me forcete djemve 14 apo 15-vjeçare nga familjet e tyre me qellimin te dergohen ne kampe stervitore, ku te kthehen ne luftetare te ISIS-t. Pakenaqesia ne popull eshte e madhe, e sic thone drejtues te observatorit sirian per te drejtat e njeriut, perplasjet mes banoreve te Raqqa-se dhe lidereve te tyre te rinje, kane nisur te shtohen. Urrejtja sa vjen e rritet edhe ndaj brigades al-Khansaa, nje formacion i perbere nga gra, i cili mendohet te kete ne radhet e tij xhihadiste britanike, qe ne ndryshim nga njesite e meshkujve, patrullojne fshehurazi.

Top Channel