Pas tripletës, darkë me Irina Shayk

06/10/2014 00:00

Cristiano Ronaldo, i cili mbrëmjen e së dielës shënoi ndaj Athletic Bilbaos një tjetër tregolësh, e festoi performancën e tij të shkëlqyer duke darkuar me partneren e tij Irina Shayk.

Sulmuesi i Realit dhe modelja ruse kishin zgjedhur një nga restorantet më të mira aziatike të Madridit për darkën romantike.

Cristiano është në një formë shumë të mirë në këtë fillim kampionati. Ai ka shënuar 13 gola në 7 javë kampionat, duke u shkëputur ndjeshëm nga Neymar (7) dhe Messi (6).

FOTO GALERI
1/1

Top Channel