Letonia në zgjedhje mes frikës

05/10/2014 00:00

Letonia hyri në garën zgjedhore elektorale parlamentare mirëpo situata e trazuar në vendin fqinj të Ukrainës, ka ngritur këmbanat e alarmit në vend.

Çështja e Rusisë dhe Kremlinit ka dominuar në fushatë. Kërcënimi i mundshëm i sigurisë kombëtare, ka sjellë reagimin e të gjithë faktorëve politikë garues në zgjedhje.

Kundër aleancës se djathte në pushtet është Nil Ushakov, i cili i përket një brezi të ri të politikës në Letoni .Ushakov-in e përshkruajnë si të ri, karizmatik , elokuent me origjine ruse dhe shumica e bazës së votuesve të tij janë nga komuniteti rus i Letonisë.

Top Channel