Gjermania dërgon trupa në Ukrainë

05/10/2014 00:00

Gjermanët vendosën për të dërguar trupat e parë në Ukrainë, që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Klima e rënduar e armëpushimit mes Ukrainës dhe Rusisë e detyroi Kancelaren gjermane, Angela Merkel, të dërgojë rreth 200 paqeruajtës në zonën lindore të Donjeckut.

Burimet në Gjermani thanë gjithashtu se kjo masë do të merret edhe për të mbrojtur vëzhguesit në terren të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë.

Megjithatë, analistët, pas këtij vendimi, janë shprehur se Kancelarja Merkel është ajo, e cila e ka çuar përpara lëvizjen europiane për të siguruar paqen në Ukrainë. Perëndimi vazhdon t’i druhet Vladimir Putinit, i cili me hapat e fundit tregon se është i vendosur për krijimin e shtetit të ri “Novo Rossiya” në Lindje të Ukrainës.

Më herët, gjatë një përleshjeje të forcave qeveritare të Kievit me rebelët prorusë, shumë nga separatistët gjetën vdekjen, ndërsa konfirmohen vetëm 2 viktima të ushtarëve ukrainas.

Top Channel