SHBA: Rusia të ndikojë për të ndalur dhunën në Ukrainë

04/10/2014 00:00

Dhuna në lindje të Ukrainës, mes forcave qeveritare dhe separatistëve
pro-rusë, kanë tendosur armëpushimin, e arritur një muaj më parë, mes të
dyja palëve, ka thënë të premtën, Departamenti i Shtetit amerikan.

“Rusia duhet të përdor influencën e saj tek separatistët që ata të ndalin luftimet atje menjëherë”, ka thënë zëdhënësja e  Departamentit të Shtetit, Jen Psaki.

Ajo u u ka thënë gazetarëve, se sekretari amerikan, ka biseduar të premtën rreth 10 minuta në telefon me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, ku ka shfaqur shqetësimin e tij, për dhunën në Ukrainë e cila është duke u zgjeruar, përkundër armëpushimit.

Top Channel