Londra: Do të ndëshkojmë vrasësit

04/10/2014 00:00

Vrasja e pengut tjetër britanik nga militantët e shtetit Islamik është
dënuar me termat më të ashpra nga Kryeministri Cameron, i cili ka
premtuar se do të bëjë të pamundurën për t’i nxjerrë përpara drejtësisë
autorit e këtij krimi barbar.

Por pikepyetja me e madhe eshte se si mund te regoje qeveria pas ketij akti? Gjasat jane se nuk do te kete ndryshim politike. Treguesit flasin per nje vendosmeri akoma me te madhe nga qeveria dhe parlamenti per veprime me te forta kunder militnateve te Shtetit Islamik.

Premtimi i Cameron per kapjen e vrasesve te pengut britnaik Alan Henning, dhe nxjerrjene e tyre perpara drejtesise, duket se reflekton edhe deshiren dhe sentimenet e publikut vendas. Por sipas analisteve, nisur edhe nga historia e ekzekutimit te pengjeve te meparshme premtime te tilla kane pak gjasa te permbushen. Keshtu ne ka ndodhur me raste analoge me premtimin e Toni Blerit me pengun nga Liverpuli ne 2004, Gordon Broënin me turistin e vrare ne Sahara apo me edhe me Cameron qe premtoje ndeshkimin e atyre qe vrane pengjet ne Algjeri ne nje uzine gazi.

Sipas Prokurorise Mbreterore nuk as edhe nje rast te vetem kur autoret e vrasjeve te kene dale perpra gjykatave britanike.

Kryeministri Cameron pritet te informohet te shtunen nga ekspertet e sigurise dhe zbulimit britanik per situaten. Downing Street nuk ka pranuar te prononcohet  per mundesine e perdorimit te forcave speciale britanike kunder ISIS, por besohet gjeresisht se ato operojne ne terren, qofte edhe duke ndihmuar ne sulmet ajrore ndaj objektivave te Shtetit Islamik.

Top Channel