“The Voice” ngre sonte siparin

03/10/2014 00:00

“The Voice of Albania” nis rrugëtimin e katërt nga sot mbrëma në Top Channel. Risitë e këtij viti nisin nga juria. Me Alma Bektashin dhe Sidrit Bejlerin këtë vit janë edhe këngëtarja Elsa Lila, e cila vjen nga Italia në këtë rol të ri për të, ndërsa nga Prishtina Genc Salihu, lider i grupit Cute Babulja, kompozitor, producent e poet.

Një tjetër emër i njohur i muzikës shqiptare i bashkohet këtij edicioni: Shpëtim Saraçi, si drejtor muzikor. Prezantues Ledion Liço dhe regjia Ergys Lubonja.

Në kërkim të zërit më të mirë të Shqipërisë, nis fillimisht faza e audicioneve. Këtë vit do të ketë dy në javë: në transmetim çdo të premte dhe të shtunë mbrëma në Top Channel.

Konkurrentët janë nga çdo cep i Shqipërisë, deri në fshatrat më të thella, Kosova, Maqedonia dhe shqiptarë që jetojnë jashtë.

Pas gjashtë puntatave të audicioneve, “The Voice of Albania” do të vazhdojë të transmetohet vetëm të premteve.

Këtë vit, një rëndësi e veçantë do tu kushtohet historive të jetëve të konkurrentëve dhe sigurisht, zërit të tyre!

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta