Aktori Michael Caine drejt tërheqjes

03/10/2014 00:00

Sir Michael Caine, një nga aktorët më të famshëm britanikë, duket se do të tërhiqet nga aktrimi në moshën 81-vjeçare. Ka qenë vetë aktori veteran i cili ka bërë të ditur lajmin gjatë një interviste për BBC2.

Caine tha se filmi ‘Youth’, ku interpreton së bashku me Harvey Keitel dhe Rachel Weisz, ka shumë mundësi të jetë filmi i tij i fundit.

“Nuk kam më ambicie, pranoj vetëm filmat që dua. Nëse nuk më paraqesin një skenar që të më tërheqë, dhe nuk ma kanë paraqitur, do të thotë që e kam mbyllur”, tha 81-vjeçari.

Ai shtoi: “Gjithmonë kur pranoja një film kam pasur qëllim të fitoja një Oscar ose të fitoja para’. Kam fituar 2 Oscar në karrierë dhe me paratë nuk jam keq, kështu që jam në rregull.”

Top Channel