Videoklipi kafshëror i Maroon 5

02/10/2014 00:00

Maroon 5 duhet të japë shpjegime për videoklipin më të fundit të publikuar javën e kaluar. Videoja nuk është kritikuar vetëm për mungesë stili, por edhe për faktin se vokalisti i grupit, Adam Levine, shfaqet duke përgjuar gruan e tij.

Klipi i këngës ‘Animals’ tregon këngëtarin duke përgatitur një plan të frikshëm përgjimi ndaj një vajze, ndërkohë që punon si kasap. Gjithashtu ka skena seksi ku Levine dhe vajza janë të mbuluar në gjak.

“Shpirt, sot je preja ime. Do të gjurmoj dhe do të ha të gjallë”, është një pjesë nga teksti i këngës.

Ky videoklip është kritikuar sidomos nga grupet që mbështesin femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale.

“Videoja e Maroon 5 është një përshkrim i rrezikshëm i fantazisë së një përgjuesi dhe askush nuk duhet ta ngatërrojë aktin kriminal të përgjimit me romancën. Banalizimi i këtyre krimeve serioze nuk duhet të ketë vend në industrinë e spektaklit”, thotë për ‘Daily Mail’ zëdhënësja e The Rape, Abuse, Incest National Network (RAINN).

Top Channel