Ukrainë, rebelët në ofensivë

02/10/2014 00:00

Rebelët në lindje të Ukrainës, tashmë të riaktivizuar, kanë nisur një
ofensivë për marrjen e aeroportit të Donjeckut, aktualisht në duart e
forcave pro-qeveritare.

Separatistet jane perpjekur disa here keto javet e fundit te mesyjne aeroportin e ndodhur ne veri-perendim te qytetit. Sulmi i tyre filloi te merkuren e sipas ushtrise ukrainase, eshte shtire ne nje front te gjere. Armepushimi i vendosur ne lindje te Ukraines ne 5 shtator, eshte shkelur jo pak here, por dita e djeshme solli episodin me te rende te dhunes me vdekjen e 4 personave nga nje predhe e rene mbi nje shkolle te Donjeckut, si dhe vrasjen e 6 te tjereve prej goditjes se nje mikrobuzi.

Vetem mbremjen e se merkures, nga sa pohojne zyrtaret ukrainas, forcat e Kievit kane zbrapsur kater sulme te rebeleve ne aeroport. 7 separatiste jane vrare ne luftime, e eshte shkaterruar edhe nje tank A T-64. Mbeshtetesit e Moskes kane perdorur vec tankeve edhe sisteme komplekse leshimi te raketave, artileri e mortaja, ndersa mengjesin e sotem, e rinisen mesymjen me arme te lehta. Pak dite me pare, presidenti i Ukraines, Petro Poroshenko shprehu shqetesimin e tij per aftesine mbrojtese te vendit, duke pohuar shkaterrimin e 60 apo 65% te teknikes ushtarake.

Ukraina ka nevoje per paqe, tha ai, por duhet te jete e gatshme edhe per rastin kur paqja nuk funksionon. Kjo ishte arsyeja qe e shtyu Poroshenkon te kerkoje forcimin e ushtrise e te kujtoje njekohesisht premtimet për furnizime me pajisje ushtarake që kishte marrë gjate vizitave te tij në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Top Channel