“Look” i ri për Jennifer Aniston

02/10/2014 00:00

Jennifer Aniston do të rikthehet në ekranin e kinemasë, kësaj radhe si një e varur ndaj seksit në filmin ‘Horrible Bosses 2’. 45-vjeçarja interpreton sërish rolin e Julia Harris, e cila në filmin e parë ngacmonte seksualisht punonjësin e saj, Dale Arbus, të interpretuar nga Charlie Day.

Jason Bateman, Charlie Day dhe Jason Sudeikis vendosin të rrëmbejnë djalin (Chris Pine) e një pasaniku (Christoph Waltz). Duke u munduar të bëhen shefa të vetes dhe të mos i japin më llogari shefave të këqinj të filmit të parë (Kevin Spacey, Colin Farrell dhe Jennifer Aniston), treshja do të përpiqet të hapë një biznes të vetin, por ky plan nuk shkon siç duhet.

Filmi ‘Horrible Bosses’ ka pasur shumë sukses që nga shfaqja e tij e parë në vitin 2011 duke grumbulluar në box-office plot 209 milionë dollarë.

‘Horrible Bosses 2’ do të shfaqet për herë të parë në fund të nëntorit të këtij viti.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel