Sulme të reja në Liban, të paktën 11 të vrarë në bastisjet izraelite në jug të vendit dhe pranë Bejrutit
Pesëmbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e para të së dielës në një klub nate në Miami të Shteteve të Bashkuara.
Zëdhënësja e policisë në Maiami ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 me atë lokale, ndërsa mosha e të plagosurve varion nga 11 deri në 25 vjeç.
“Ende nuk jemi të sigurt nëse është qëlluar nga një person i vetëm apo nga më shumë se një”, tha zëdhënësja e policisë.
Dëshmitarët i thanë policisë se kanë dëgjuar më shumë se 100 të shtëna armësh. Shërbimet mjekësore të cilat mbërritën në vendngjarje, si pasojë e numrit të madh të të plagosurve, disa i është dhënë ndihma e parë në trotuar. Raportohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa motivet e kësaj ngjarje ende nuk dihet, autoritetet përkatëse po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel