BE, me sytë nga Gjermania për ringritje

28/09/2014 00:00

Tentativat për të ringjallur ekonominë e eurozonës, këtë herë janë orientuar nga Gjermania.

Meqë gjendja e vendeve të eurozonës është përkeqësuar kohët e fundit, presioni ndaj Gjermanisë për të përdorur pozitën e saj të shëndetshme në rritjen e investimeve publike është rritur. Por, përgjigjja e Kancelares Angela Merkel, deri tani ka qenë një “Jo” e prerë.

Dhe, nëse refuzimi i saj do të mbetet kategorik, atëherë skema e reformës e hartuar nga Mario Draghi, për të shpëtuar eurozonën, do të rrëzohet.

Top Channel