Sulm kibernetik në tre aeroporte angleze, vidhen të dhënat personale të 8.7 milionë pasagjerëve Me Rusinë, Europa nuk shkon dot shumë përtej sanksioneve ekonomike, edhe ato deri diku të kufizuara. Vartësia e madhe ndaj gazit rus është një prej arsyeve kryesore që në këtë mes, kontinenti i vjetër e gjen veten me duar të lidhura.
Federata Ruse është eksportuesja më e madhe e BE-së me naftë dhe gaz natyror. Në 2007-n, Bashkimi Europian importonte prej saj 185 milionë tonë naftë bruto, çka përbënte 32.6% të importeve të tij totale të arit të zi.
Përgjatë dekadës së fundit, varësia e Europes nga importi i energjisë është rritur akoma më shumë dhe nga Rusia, sot ajo merr 38% të gazit, 35% të naftës dhe 25% të qymyrit të gurit. Kjo situatë frenon vendosjen e sanksioneve ndaj sektorit energjitik rus.
Moska nga ana tjetër gjeneron rreth 80% të të ardhurave të saj nga shitja e energjisë. Europa ka nevojë për energji, prandaj me sanksione të tilla do të dëmtonte shumë ekonominë. Ekspertët mendojne se në kushtet aktuale, kontinenti i vjetër nuk ka thuajse asnjë shans pavaresie nga Rusia.
Mundësia e vetme është ajo afatmesme dhe zgjidhja do të ishte strategji e shpejtë dhe e fortë për energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin energjitik. Teknologjia e energjisë së rinovueshme ekziston dhe në 10 vitet ardhshme do të mbulojë 60-70% të nevojës për energji të Europës.
Pas kësaj do të krijohej një pavarësi e ndjeshme nga importi i energjisë dhe nuk do të ishte e vështirë të merreshin edhe vendime politike në situata të vështira, thonë specialistët, që shtojnë se për arritjen e këtij objektivi nevojiten edhe masa të duhura politike, ndërsa deri tani po ndodh e kundërta.
Brukseli sipas tyre, kërkon të mbështesë energjinë atomike që është shumë e shtrenjtë krahasuar me atë të erës dhe energjinë diellore. E kjo konsiderohet rrugë e gabuar sepse edhe një pjesë e uranit vjen nga Rusia, pra Europa mbetet e varur sërish.
Top Channel