Aguilera rikthehet në formë në kohë rekord
24/09/2014 00:00
Kur je një personazh publik, aq më tepër një këngëtare me famë botërore si ajo, pamja ka shumë rëndësi.
…dhe Christina Aguilera ka përveshur mëngët për të rifituar formën e saj më të mirë pas lindjes së fëmijës së dytë në muajin gusht.
Këngëtarja u fotografua në krah të partnerit Matt Ruttler duke frekuentuar jetën e natës në Los Anxheles, ndërsa rrëfeu se vajzën 5-javëshe, Summer Rain dhe djalin e saj 6-vjeçar Max, që e ka nga martesa e mëparëshme me producentin muzikor Jordan Bratman i kishte lënë në kujdesin e një “babaysitter”.
Top Channel