“Plani” amerikan për pushtimin e Kanadasë

19/09/2014 00:00

Keq të kesh një plan lufte e keq të mos e kesh një të tillë. Deklarata e një senatori republikan ka shkaktuar kritika dhe reagime në publik.

I pyetur nga gazetarët nëse ekziston një strategji për të luftuar ISIS-in në Irak dhe Siri, Dan Coats, senator i Indianas deklaroi se në bazë të përvojës së tij në Kongres, Pentagoni ka gati planet e veprimit për çdo skenar të mundshëm, edhe për pushtimin e Kanadasë. 

Deklarata nuk u prit mirë dhe ndaj Senatorit veteran vërshuan kritikat. U desh ndërhyrja e Pentagonit për të sqaruar gjithçka.

“Më lejoni t’u siguroj që nuk kemi patur, s’kemi dhe nuk do të kemi asnjë plan për pushtimin e Kanadasë. E them këtë për të siguruar edhe aleatët tanë kanadezë”, deklaroi Gjenerali Martin E. Dempsey.

Megjithatë nëse sot është e vështirë të besohet se ekziston një plan i tillë, në të shkuarën ai nuk ka munguar. “Ëar Plan Red” ishte një strategji luftimi e hartuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara në vitet 1920-1930 për t’u përballur me një luftën hipotetike me Britaninë e Madhe ku si pjesë e Mbretërisë, në këtë plan Kanadaja dhe Australia shiheshin si kundërshtarë.

Top Channel