Maliq, shpërthim granate në banesë
16/09/2014 00:00
Një shpërthim granate ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në banesën e një shtetasi në Maliq të Korçës.
Sipas njoftimeve të fundit, persona të paidentifikuar hodhën granatën në ambientet e shtëpisë së shtetasit me iniciale G.K.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa janë regjistruar dëme të mëdha materiale. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel